Përfaqësues të KFOR-it Italian vizituan Komunën e Klinës

KlinëPostuar: 15:26 / 15.05.2023

Në këtë takim, drejtori Sejdija, i ka njoftuar KFOR-in Italian me gjendjen aktuale në sistemin arsimor dhe ka konfirmuar bashkëpunimin e ndërsjellë për interes të avancimeve në arsim dhe të komunitetit ku veprojnë institucionet edukativo-arsimore, për çka ka falënderuar KFOR-in.

Ndërsa, përfaqësuesit e KFOR-it po ashtu kanë premtuar se do ta zhvillojnë bashkëpunimin me DKA-në dhe me të gjitha institucionet edukative, për të cilat premtuan mbështetje me pajisje teknologjike në favor të ngritjes së cilësisë në procesin mësimor dhe sidomos në fushën e teknologjisë së informacionit dhe në zhvillimin e kompetencës digjitale tek nxënësit.