Përfundojnë takimet për buxhetin e vitit 2024 në Komunën e Klinës
KlinëPostuar: 12:43 / 16.08.2023
Takimin e udhëhoqi kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, dhe të pranishëm ishin zyrtarja kryesore financiare, Melihate Behramaj e cila prezantoi Draft-Planin Buxhetor për vitin 2024, drejtorë të tjerë të drejtorive, anëtarë të grupit punues si dhe përfaqësues të bizneseve, OJQ-ve, klubeve sportive etj.
Në takim është diskutuar mbi nevojat dhe prioritetet e grupeve të lartcekura të cilat do të jenë projeksione të buxhetit për vitin 2024. Kryetari falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje dhe kontributin që e dhanë në përpilimin e ideve dhe ndarjes buxhetore për vitin e ardhshëm.