Rreth 250 mijë euro investime në Dresnik dhe Dollc të Komunës së Klinës

KlinëPostuar: 22:58 / 08.12.2023

“Bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berishen, kemi përcjellur nga afër fillimin e projektit për asfaltimin e rrugëve në gjatësi prej 2250 metrave.
Po ashtu, në këto dy fshatra do të bëhet edhe shtrirja e 2500 metra të rrjetit të kanalizimit.
Realizimi i këtyre dy projekteve është kërkesë e vazhdueshme e banorëve që tashmë falë investimeve nga buxheti komunal po realizohen.
Vlera totale e dy projekteve është afër 250 000 euro.” – ka njoftuar kryetari Elezaj.