Rreth 800 mijë euro investime në rregullimin dhe pastrimin e shtretërve të lumenjve në Klinë

KlinëPostuar: 19:42 / 05.09.2023

Për këtë komuna e Klinës në vazhdimësi ka realizuar projekte në rregullimin e shtretërve të lumenjve, megjithatë investimet e reja janë të domosdoshme.

“Ne, në të njëjtën kohë, jemi duke i realizuar dy projekte. Krahas projektit për rregullimin e argjinaturave dhe pastrimin e rrjedhave ujore te lumit “Drini i Bardhë” në fshatin Zajm, projekt i cili ka vlerë mbi  50 000 euro, po vazhdojnë punimet për rregullimin e shtratit të lumit “Klina”, projekt dyvjeçar që parasheh rregullimin e argjinaturave të lumit, rregullimin e shëtitores dhe ndriçimit publik dhe i cili ka një vlerë mbi 745 000 euro.” - ka thënë Elezaj gjatë vizitave në teren.