Shënohet 28 Nëntori – Dita e Flamurit edhe në Komunën e Klinës
Postimi i plotë i kryetarit Elezaj:
URIME 28 NËNTORI!
Sot, bashkë me kryesuesin e kuvendit, Fadil Gashi, komandantin e policisë në Klinë, Ragip Bytyqi, bashkëpunëtorë të komunës, përfaqësues të OVL- UÇK-së, veteranë të luftës, mixhën Halil Krasniqi dhe qytetarë, me disa aktivitete në Klinë kemi shënuar 28 nëntorin, Dita e Flamurit, daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jasharit, simbolit të atdhedashurisë dhe sakrificës.
Fillimisht, pranë objektit të komunës, kemi bërë ngritjen e flamurit kombëtar dhe është bërë intonimi i himnit.
Po ashtu, në shenjë nderimi e përkujtimi për heronjtë e kombit, kemi bërë homazhe dhe kemi vendosur kurora lulesh pranë shtatores së heroit të kombit, Mujë Krasniqit – Komandant “Kapuçit” dhe pranë bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Urime 28 nëntori!
Lavdi dëshmorëve të kombit!