SHFMU “Motrat Qiriazi” në Klinë pajiset me kabinete të reja

KlinëPostuar: 15:49 / 28.09.2023

Kryetari Elezaj me këtë rast i uroi nxënësit për mësimin  që tani e tutje do ta zhvillojnë në këta laboratorë dhe njëkohësisht është shprehur i lumtur që Komuna e Klinës është përfituese e programit.

“Pajisja e shkollave me kabinete të nevojshme ka qenë një nga synimet që kemi bërë si qeverisje lokale. Shpresojë që tani mësimi dhe lëndët janë kompletuar edhe me praktikën e duhur. Do të jemi në kontakt në vazhdimësi me organizata dhe partnerë të ndryshëm vendor e ndërkombëtarë që projektet të tilla të mos i mungojnë asnjërës prej shkollave të Klinës” – ka thënë Elezaj.