SHFMU "Ismet Rraci" në Klinë pajiset me kabinet të artit dhe muzikës
Postimi i plotë i kryetarit Elezaj:
SHFMU "Ismet Rraci" Klinë pajiset me kabinet të artit dhe muzikës
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ismet Rraci” në Klinë ka shumë të veçanta. Kjo shkollë, që me krenari mbanë emrin e veprimtarit e ish kryetarit të komunës, Ismet Rracit, ka staf profesional e nxënës të talentuar e shumë ambiciozë.
Me qëllim që nxënësve e mësimdhënësve të përkushtuar për arritjen e rezultateve të mira t`ju krijojmë kushte të duhura, ne në vazhdimësi po investojmë si në infrastrukturë ashtu edhe në pajisjen e shkollës me kabinete.
Isha vërtetë i lumtur që sot në këtë shkollë, bashkë me drejtorin e Arsimit, Qemajl Sejdija, përfaqësuesen e IOM Kosovo, Albiana Çavolli, stafin menaxhues të shkollës, mësimdhënës e nxënës, bëmë pranim-dorëzimin e pajisjeve për kabinetin e artit dhe muzikës, një investim ky afër 10 000 euro falë bashkëpunimit të komunës së Klinës me IOM Kosovo si implemetues të programit i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë.
E falënderoj përfaqësuesen e IOM-it, Albiana Çavolli, për bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës dhe i cili do të ndikojë në krijimin e kushteve të nevojshme për mbajtjen e orëve mësimore në muzikë e art.
Në kuadër të këtij projekti shkolla është pajisur me piano elektrike, sinta, kitara, çiftelia, TV smart 4K, 20 këmbalecë për piktorë, veshje e pajisje tjera sipas kërkesës së shkollës.