U përurua Qendra e Karrierës në IAAP “Fehmi Agani” në Klinë
Realizimi i këtij projekti është rezultat i bashkëpunimit të komunës së Klinës, respektivisht DKA-së dhe MASHT-it me organizatën Solidar Swiss dhe ITED.
Organizatat në fjalë kanë mbështetur mbi 10 biznese të Klinës me një vlerë mbi 50 000 euro në mjete, ndërsa bizneset përfituese do të krijojnë mundësi për nxënësit e shkollës që të kryejnë praktiken e që do t`ju ndihmojë atyre të kenë një orientim më të duhur në karrierë dhe të përgatiten për tregun e punës, kjo me qëllim që të minimizojmë mospërputhjen e aftësive me tregun e punës.
“Si komunë kemi investuar në një vlerë rreth 8 000 euro në rinovimin e sallës dhe pajisjen me inventar për qendrën e karrierës, ku janë mundësuar kushte të përshtatshme për punë dhe koordinim më të mirë me biznese.
Ne mbesim të përkushtuar të investojmë në përmirësimin e kushteve infrastrukturore në shkolla dhe, po ashtu, që t’i fuqizojmë shërbimet e orientimit dhe këshillimit në karrierë.” - ka thënë Elezaj gjatë këtij përurimi.