Vazhdon projekti për zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik në Klinë

KlinëPostuar: 15:40 / 22.06.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Elezaj:

Zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik, si një kërkesë e qytetarëve, ka qenë një nga synimet dhe zotimet e mia, të cilën po vazhdojmë ta përmbushim.

Këtë vit për këtë projekt kemi ndarë mbi 95 000 euro, ndërsa është bërë rregullimi i ndriçimit publik në fshatrat Shtaricë dhe Perçevë, ndërsa do të vazhdojë edhe në fshatrat e tjera, duke krijuar siguri më të madhe për banorët.

Projekti po realizohet edhe nëpër lagje të qytetit, ku po vendosen edhe shtyllat metalike.