Vazhdon rinovimi i rrugëve me asfalt dhe sanimi i gropave në Komunën e Klinës
KlinëPostuar: 18:21 / 07.06.2023
Ky projekt po realizohet sipas kërkesave të qytetarëve dhe nevojave në teren.
Kryetari Elezaj, ka thënë se projekti, që ka një vlerë mbi 204 000 euro, është realizuar edhe në qytetin e Klinës, fshatrat Ujmirë Ranoc, Leskoc, Krushëvë, Shtupel, Gjurgjevik të Vogël, ku është bërë riparimi i rrugëve, ndërsa do të vazhdojë edhe në Jashanicë, Resnik, Jelloc dhe Caravik.