Vazhdon seria e debateve “Green Talk” me të rinjtë në Klinë
Në këtë takim kanë marrë pjesë nxënësit e mësimdhënësit nga SHFMU “Ismet Rraci” dhe SHFMU “Motrat Qiriazi” të cilët kanë diskutuar me kryetarin e komunës së Klinës, Zenun Elezaj, dhe drejtorin e Arsimit, Qemajl Sejdija.
Kryetari para të rinjve prezantoi projektet e realizuara dhe planet për të ardhmen që prekin fushën e mjedisit, teksa nga të rinjtë u diskutuan çështje të ndryshme si furnizimi me ujë të pijes, menaxhimi i mbeturinave, mungesa e shportave të mbeturinave, mungesa e aktiviteteve mjedisore për të rinjtë, etj.
Gjatë këtij debati u prezantua angazhimi, aktivitetet mjedisore dhe projektet që organizata po realizon, e me të cilat promovohet mbrojtja e mjedisit dhe të drejtat e njeriut, duke vazhduar më tutje me prezantimet e aktiviteteve mjedisore të realizuara nga ana e nxënësve përfaqësues të shkollave prezente.