Vendoset e-kiosku në hyrje të objektit të komunës së Klinës
KlinëPostuar: 19:43 / 04.10.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Elezaj:
Pa pasur nevojë të presim gjatë e duke mos krijuar radhë të gjata në sportele, bashkë me drejtorin e Administratës, Binak Sylaj, sot i kemi nxjerrë dokumentet e para të gjendjes civile nga e-kiosku i ri i vendosur në hyrje të objektit të komunës, investim nga buxheti komunal i siguruar nga fondi që ka marrë komuna e Klinës nga Granti i Performancës komunale si rezultat i punëve të mira që kemi realizuar.
Blerja e e-kioskut është bërë me qëllim të digjitalizimit dhe lehtësimit të punëve administrative dhe që qytetarët të kenë qasje të lehtë të shpejtë dhe në çdo kohë në dokumentet e nevojshme. Nga sot këtu mund të merren dokumentet e gjendjes civile dhe ato të pronës.