Vizita mjekësore, medikamente dhe syze falas në QKMF-në në Klinë

KlinëPostuar: 18:49 / 16.05.2023

Shërbimet po ofrohen nga mjekë të përgjithshëm, oftamolog dhe stomatolog. Po ashtu, për pacientët po ofrohen edhe barna dhe syze falas, duke mos e pasur barrën e pagesave për këto shërbime.

“Kjo është mundësuar falë bashkëpunimit të Komunës së Klinës dhe organizatës “Operacion Shpresë e Ripërtërirë”, ndërsa ofrimi i shërbimeve nga mjekët do të vazhdojë edhe nesër. Falënderojë për këtë drejtuesit e organizatës dhe shprehi gatishmërinë tonë që të thellojmë bashkëpunimin edhe në organizime dhe forma tjera, me qëllim  që qytetarëve në nevojë dhe pacienteve t`ju ofrojmë shërbime sa më të mira shëndetësore.” - ka thënë Elezaj gjatë kësaj vizite.