Dega e LDK-së në Kllokot nuk e njeh Hasan Rashitin si Kryetarë të degës
Nëndega e Lidhjes demokratike të Kosovës me kohë është distancuar nga çdo veprim i nënkryetarit për komunitete në Kllokotit dhe asnjëherë nuk e kemi mbështetur që të hyjë në koalicion me Listën Serbe.
Ne jemi dëshmitarë të asaj se çfarë po ndodh me Kllokotin dhe kemi vendosur që edhe zyrtarisht të distancohemi nga çdo veprim që ish Kryetari e bënë në emër të LDK-së.
Nëndega e LDK-së në Kllokot ka mbajtur mbledhjen e radhës dhe është marrë vendim unanim që të mos njihet Hasan Rashiti si Kryetarë legjitim i degës së LDK-së në Kllokot.
Përmes kësaj komunikate ju bëjmë me dije të gjithë anëtarësisë së LDK-së nëndega e Kllokotit, të gjithë qytetarëve të Kllokotit se Kryesia e nëndegës se LDK-së Kllokotit dhe strukturat e saj , kanë marrë unanimisht vendim që mos të njihet Hasan Rashitin si Kryetar legjitim të degës LDK-së te Kllokotit.
Vendimi që të mos njihet Hasan Rashiti si Kryetarë legjitim i degës së LDK-së në Kllokot erdhi edhe pasi ky i fundit në kuvendin e fundit zgjedhorë të LDK-së në Kllokot nuk i morri votat e mjaftueshme për të udhëhequr me LDK-në, kuvend që pastaj u anulua nga qendra e partisë.
Kërkojmë nga niveli qendror i partisë që sa më shpejtë të organizojnë kuvendin zgjedhor të degës së LDK-së në Kllokot dhe të zgjidhet Kryetari i degës pasi kemi hyrë në vitin zgjedhor të zgjedhjeve lokale dhe si degë duhet të jemi afër elektoratit të LDK-së dhe qytetarëve thuhet në reagimin e Milaim Ymerit, nënkryetarë i LDK-së në Kllokot dhe nënkryetarë i nëndegës Kllokotit./rajonipress/