Kllokoti me vetëm 28 mijë euro për investime kapitale
KllokotPostuar: 14:40 / 14.04.2016
Hasan Rashiti, nënkryetar i Komunës, deklaron se çështja e kanalizimit është një temë e cila është duke e përcjellë këtë komunë me vite, ngase në kohën e krijimit të kësaj komune atëherë me projektet dhe tenderimin e infrastrukturës ishte marrë Komuna e Vitisë.
Ai deklaron se kanalizimi nuk është funksional në fshatrat Mogillë, Vërbovc dhe Gërcar, ngase në vitin 2010 punëkryesi nuk kishte përfunduar punët në tërësi./InfoKomuna/