Komuna e Kllokitit pret përkrahje nga ministri i shëndetësisë
Hasan Rashiti nënkryetar i komunës së Kllokotti të hënën së bashku me Hidajet Ahmetin, drejtor për Administratë të përgjithshme dhe Personel kanë takuar dhe diskutuar me Ministrinë e Shëndetësisë zotin Imet Rrahmani, nga i cili kanë marrë premtime serioze se do të funksionalkziohet ambulanca shëndetësore në këtë komunë.
E njoftuam me gjendjen dhe sfidat që kemi dhe njëherit kërkuam ndihmën e tij për të funksionalizuar Ambulancën shëndetësore që është ndërtuar në vitin 2013Në takim ishte edhe Këshilltari i Ministrit z.Ramadan Halimi dhe që të dytë u shprehën të gatshëm të na dalin në ndihmë. Shpresojmë që në një të ardhme sa më të afërt ta funksionalizojme këtë Ambulancë e që do jetë me shumë interes për qytetarët e Mogilles tha Rashiti./rajonipress