Në këtë komunë në Kosovë dihet fituesi, rivalët "shkrihen" në listë të përbashkët

KllokotPostuar: 14:46 / 15.11.2017

Mirëpo, e veçanta e balotazhit të sivjetmë është se në një komunë, dy partitë që kanë shkuar në balotazh janë bashkuar, duke bërë koalicion.

Sic raportojnë mediat serbe, në Kllokot, Strahinja Spasiç nga Lista Serbe dhe Bozidar Dejanoviç nga Iniciativa Qytetare që në zgjedhjet e 22 tetorit shkuan në balotazh, për të dielën janë bërë bashkë, transmeton Indeksonline.

Dejanovic ka thënë se Lista Serbe me të gjithë anëtarët e saj është bashkuar me Iniciativën, pasi që janë të lodhur nga ndarjet politike të serbëve.  /Indeksonline/