PDK në Kllokot kërkon që të hetohet kryetari i kësaj komune
Sipas PDK-së, kryetari i komunës Kllokotit vazhdon duke shkelur ligjet e Republikës Kosovës duke keqpërdorur parat e taksapaguesve qytetarëve Shqiptarë dhe Serb!
"Që nga marrja e mandatit si kryetar i komunës Kllokotit sipas PDK-së, ai ka keqpërdor detyrën zyrtare, duke larguar shumë punëtorë nga vendet e tyre të punës dhe duke vazhduar me punësim të militantëve të partisë së tij dhe disa shqiptarë mbështetës të tijë!", thuhet në reagimin e PDK-së në Kllokot.
"Kryetari i komunës së Kllokotit në të gjitha shpenzimet e tij zyrtare jashtë shtetit nuk i ka mbyllur dhe për këtë ekziston dyshimi se kryetari i komunës Kllokotit, Streqko Spasiq mjetet e Komunës Kllokotit i ka shfrytëzuar për qëllime të tija personale dhe për interesa të Strukturave Paralele Serbe!", thuhet në reagim.
Më tej thekoshet se kryetari i Kllokotit Streqko Spasiq në takimet e tij zyrtare jashtë shtetit saktësisht në Kroaci, Slloveni dhe Zvicër, i ka keqpërdor paratë e buxhetit të komunës dhe sikurse shpenzimet e tjera të udhëtimeve jashtë shtetit edhe këto shpenzime nuk i ka mbyllur!
"Partia Demokratike e Kosovës Dega në Klllokot gjithmonë ka reaguar dhe kërkuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan të hetojë keqpërdorimet e Kryetarit Spasiq!"
Sipas PDK-së, edhe Agjencia Kundër Korrupsionit së bashku me Prokurorinë Themelore në Gjilan duhet të hetojë keqpërdorimin detyrës zyrtare të kryetarit Komunës Kllokotit Streqko Spasiq i cili për dy muaj ka punësuar në mënyrë të kundërligjshme mbi 15 persona dhe ka fshehur Librin e Protokollit në zyrën e tij duke e mbajtur të fshehtë protokollin e Kontratave të personave të punësuar nga Kryetari Spasiq!
Partia Demokratike e Kosovës Dega në Kllokot kërkon nga Prokuroria Themelore në Gjilan të nisë menjëherë hetimet ndaj Spasiqit mbi dyshimet e bazuara në veprave të kundërligjshme të cilat argumentohet me fakte dhe dëshmi të cilat i posedojmë thuhet në reagimin e PDK-së.