Së shpejti edhe Kllokoti me Njësi të Zjarrfikësve
KllokotPostuar: 11:45 / 09.06.2016
Për ketë i është ofruar shërbim nga Njësia e Vitisë në rast nevoje, por si duket së shpejti do të bëhet zgjidhje dhe komuna e Kllokotit të bëhet me qendër të Zjarrfikësve, si rezultat i një projekti të USAID-it amerikan dhe Zyrës për komunitete pranë zyrës së kryeministrit.
Projekti për ndërtimin e qendrës për zjarrfikës, do të kushtojë rreth 150.000 euro ku Zyra e Komuniteteve pranë Zyrës së kryeministrit do të investojë 60.000 euro dhe 90.000 euro USAID-i amerikan.
Projekti në fjalë, pritet të implementohet brenda këtij viti dhe si i tillë do të rrisë edhe standardin e shërbimit ndaj qytetarëve në kësaj komune në aspektin e sigurisë, respektivisht mbrojtjes nga zjarri. /PlusTV/