Obiliq: U mbajt orë letrare "Dritat poetike të Kastriotit"
Në përkujtim të 27 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu u mbajt Manifestimi poetiko-letrar: Dritat poetike të Kastriotit me 2 nëntor 2016.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm të gjithë poetët krijuesit nga mbarë trevat shqiptare. Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, ndau mirënjohje për z.Rexhep Bunjakun aktivistë i madhë i çështjes Kombëtare.
Në këtë ngjarje të madhe u ndanë edhe mirënjohje për krijuesit. Po ashtu tre vendet e para të Orës Letrare dhe çmimi i orës letrare Dritat poetike të Kastriotit u ndnë për Kryetaren e Shoqatës së Shkrimtareve, aktivisten e madhe znj.Flora Brovina Dritat poetike të Kastriotit.
Më këtë rastë kryetari i komunës Gashi, mbajti edhe një fjalim rasti para të pranishmeve në orën e madhe letrare Dritat poetike të Kastriotit./InfoKomuna/