Aktivitete rinore e sportive kushtuar "Ditës së Rinisë 2016"
Në kuadër të shënimit të Ditës së Rinisë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtoria Komuale e Arsimit dhe Qendra Rinore Publike në Skenderaj, më datat 28 dhe 29 shtator 2016 organizojnë aktivitete rinore e sportive.
Më 28 shtator 2016 prej orës 12:00, hapet panair me nxënësit e Qendrës së Kompetencës, Në këtë panair do të shfaqin punimet e tyre nxënësit e këtij institucioni arsimor.
Ndërsa , më datën 29 shtator 2016 ,mbahen dy aktivitete sportive; Kros dhe Futboll me nxënësit e dy klasëve të VIII-ta, të dy shkollave të qytetit: shfmu Shaban Jashari dhe shfmu Ahmet Delija Skënderaj.
Krosi do të mbahet në lagjen e Jasharajve, prej orës 11.00, ndërsa futbolli në Qendrën e Kulturës Hasan Prishtina në Skenderaj nga ora: 14:00.