Ansamblet e trojeve shqiptare në Festivalin "Kaçaniku 2016"
Presheva, Krusha e Madhe, Struga, Tuzi, Kastrioti e Rrësheni, do të tubohen në Kaçanik në festivalin mbarëkombëtarë të shoqërive dhe ansambleve kulturore artistike Kaçaniku 2016.
Në takimin e mbajtur tëkëshillit organizues u tha se në të dy netët e festivalit do të ketëpërfaqësim të shoqërive nga të gjitha trojet shqiptare.
Në natën e parë të festivalit përkatësisht me 10 qershor 2016 do të performojnë këto shoqëri:
SHKA Shqiponja Kaçanik
SHKA Presheva jehon Preshevë
SHKA Bajram Curri Krushë e Madhe
SHKA Jehona Strugë.
Kurse në natën e dytë 11 qershor do të performojnë këto shoqëri:
SHKA Rapsha Tuz
SHKA Dëshmorët e kombit Kastriot
Ansambli Mirdita Rrëshen
SHKA Gryka e Kaçanikut Kaçanik. /InfoKomuna/