Biblioteka në Vushtrri hapësirë e dëshiruar për të rinjët

VushtrriPostuar: 13:12 / 27.01.2017

Biblioteka në Vushtrri, edhe pse e vjetër me objekt, ditëve të sotme është mjaft funksionale dhe numri i vizitorëve në këtë vend e bënë një hapësirë mjaft të dëshiruar për nxënësit dhe studentët e qytetit të Vushtrrisë.

E përbërë nga salla e leximit, salla e librave për fëmijët dhe për të rritur e bënë një vend të përshtatshëm për furnizim me libra të dëshiruar dhe lexim. Ramadan Kutllovci, përgjegjës i sektori të fëmijëve, thotë se kohëve të fundit me ardhjen e librave të ndryshëm dhe krijimit të kushteve të favorshme për mësim, bibliotekës i është shtuar bukuria e gjallëria, që të rinjtë të kalojnë kohën për lexim.

Numri i lexuesve dhe i vizitorëve sipas tij ka qenë i kënaqëshëm, sa që studentët dhe nxënësit që kalojnë kohë duke lexuar kanë të drejtën të shfrytëzojnë edhe pije si kafe e çaj falas nga biblioteka. “Numri i lexuesve në sektorin e fëmijëve për javë është 220, ndërsa në të dy sektorët arrin deri ne 335 lexues. ”tha Kutllovci. Ai fton të gjithë nxënësit dhe studentët që kohën e tyre të lirë ta kalojnë në bibliotekë, sepse është edhe ne të mirë të tyre por edhe të vet bibliotekës të pasurohet kohë pas kohe me libra e me vizitorë të ndryshëm./InfoKomuna/