Diskutohet Draft Plani për Trashëgimi Kulturore të Lipjanit
Në një takim konsultativ të oganizuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e mbështetur nga OSBE-ja të mërkurën, në ambientin e restorant Centrum në Lipjan, në një tryezë të përbashkët në prani të nënkryetarit të komunës Sefer Tasholli, përfaqësuesve të të gjitha komuniteteve, asambleistëve, shoqërisë civile dhe zyrtarëve nga qendra për Trashegeminë Kulturore të Kosovës, u prezantua Draft Plani për Trashegemi Kulturore të Lipjanit.
Në këtë rast, nënkryetari i komunës Sefer Tasholli, e ka vlerësuar mjaft të rëndësishme, hartimin e Planit për Trashegeminë Kulturore, duke i ftuar të gjithë akterët përfshirë edhe shoqërinë civile të kontribojnë në këtë Plan.
Prezantimin e Draft Planit për Trashegemi Kulturore para të pranishmëve prezantoi Basri Hashani, drejtor i DRSK-së./InfoKomuna/