Drejtorët për Kulturë, Rini dhe Sport, trajnohen mbi procesin e digjitalizimit të komunave
Qendra e Trajnimit e AKK-së, ka mbajtur trajnimin e radhës “Qeverisja Lokale dhe Digjitalizimi - Zhvillimi Komunave të Mençura dhe ndikimi digjitalizimit në fushat Kulturë, Rini dhe Sport”, duke i kushtuar një rëndësi të veçantë digjitalizimit të komunave, në fushën e kulturës rinisë dhe sportit.
Ky trajnim ka pasur për qëllim që të trajtoj elemente të ndryshme që lidhen me digjitalizimin e shërbimeve në fushat që lidhen me Kulturën, Rini dhe Sportin.
Po ashtu, trajnimi ka trajtuar tema për mundësitë e zbatimit të inovacionit dhe digjitalizimit në trashëgimi kulturore, zonat të veçanta, muze-të, e-Bibliotekat, arkivat digjitale si dhe menaxhimit smart të aktiviteteve në fushën e rinisë dhe sportit.
Shkëmbimi përvojave në fushën e digjitalizimit të Komunave ka mundësuar që ato të ndajnë njohuri dhe praktika se si ato të i orientojnë drejt prioriteteve të digjitalizimit.