Dumoshi e Ahmeti flasin për ndërtimin e Shtëpisë së Operës dhe Baletit

PrishtinëPostuar: 12:19 / 05.03.2020

Ndërtimi i Shtëpisë së Operës dhe Baletit, gjetja e një vendi më të përshtatshëm për ndërtim si dhe projekte të tjera në fushën e kulturës, kanë qenë temat e bisedës në takimin që ka zhvilluar Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ata biseduan edhe për muzeun bashkëkohor, ndërtimin e sallës koncertale.

Ministrja Dumoshi tha se me kryetari Ahmeti do të takohen edhe një herë, për të biseduar më detaisht për tetarin e Operës dhe Baletit.  Do të kenë edhe një takim më të detajuar  sidomos për teatrin e operës e baletit.

“Me kryetarin dhe drejtorët diskutuam edhe bashkërendimin në projekte të ndryshme. Biseduam  për teatrin e Operës dhe Baletit, për Muzeun bashkëkohor, Stadiumin e qytetit, për  qendrën e tenisit që ministra do ta mbështesë. U morëm vesh ta kemi një takim më të gjere sidomos për teatrin e operës dhe baletit”, tha ajo.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha që me ministren diskutuan për ndërtimin e sallës koncentrale si dhe Operës dhe baletit.

“Kemi disktuar për temat të cilat janë të përbahskëta dhe edhe minstria nuk është që për herë të parë njihet me projektet. Tash kemi nevojë të koordinohemi për bashkëfinancime të ndryshme,  për aktivitete kulturore dhe projektet nacionale qoftë për sporitn apo për sallën koncentrat, pallatin e  operës dhe baletit. Kemi biseduar edhe për infastrukturën në mënyrë që të kemi më shumë salla.”, tha ai.

Ahemti tha se për ndërtimin e teatrit të operës dhe baletit kanë një diskutim me Univeristetin e Prishtinës. Ai tha se duhet të jetë në një lokacion sa më të mirë.

“Kemi interes ta kemi teatrin e operës dhe baltetit  në një vend më të mirë. Do ishte mirë t’i bëjmë fondet bashkë. Besoj presim kalimin e buxhetit sa ndan qeveria. Ministria ka shpall konkus për dukjen e teatrit”, tha ai.Ahmeti tha se prioritet do të kenë sallën koncentrale, por që kanë disa opsione se ku do të ndërtohet.

“Për sallën koncentrale kemi disa opsione e cila do të jetë prioritet,Ai tha se do ta presin edhe buxhetin që pastaj të kenë edhe një koordinim më të detajuar.Ndryshe, që nga viti 2009, përveç gërmimeve të hapësirës dhe vënies së gurthemelit të Shtëpisë së Operës dhe Baletit, nuk është bërë asnjë punë në terren për realizimin e projektit. /Ekonomia Online/