Fillon festivali "Eshkë e Ndezur mbi Shkëlzen"
Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, në Deçan po të mbahet Edicioni i radhës i Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen kushtuar rapsodëve legjendarë Dervish Shaqa dhe Demush Neziri.
Në Festival do të marrin pjesë grupet dhe shoqëritë folkloristike që nga Saranda, Vlora e Gjirokastra, nga Shkodra, Plava e Gucia, nga trojet shqiptare në Maqedoni e Luginën e Preshevës si dhe nga gjithë Kosova.
Nata e parë e festivalit,06 Maji, shënon dhe përvjetorin e 20, të rënies së Heroit të Kombit- Gjeneral Luan Haradinaj.
Në hapjen e festivalit "ESHKË E NDEZUR MBI SHKËLZEN" që po mbahet në Deçan ishte prezent edhe Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma me bashkëpunëtor ndërsa me repertuarin e saj u prezantua edhe SHKA "SHARRI" nga Hani i Elezit.
/InfoKomuna/