Gashi dhe Shala "inspektojnë" punimet në Shtëpinë e Kulturës
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shalën, kanë inspektuar punimet në ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Obiliq, me çrast u njohën për së afërmi me punimet që janë duke u zhvilluar aty.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka falënderuar ministrin Shala për vizitën dhe për angazhimin e tij, që ky qytet të bëhet me ndërtesë të re dhe moderne, ku do të mund ta shprehin talentin e tyre të gjithë artistët e kësaj komune. Planin dinamik e kanë për një vit, por siç po shihet kjo ka gjasë që të përmbyllet edhe më herët por prapë po e them kjo është meritë duke filluar nga Ministria e Kulturës dhe në këtë rast ministri Shala që vazhdimisht ka qenë i përkushtuar dhe i angazhuar që të zhvillohet ky aktivitet sa më shpejtë që është e mundur, ka thënë ai.
Kurse ministri i Kulturës Kujtim Shala tha se ka ardhur për të parë nga afër punimet që janë duke u bërë aty. Jam këtu me ekipin tim për të parë nga afër punimet në objektin e ri të shtëpisë së kulturës në Obiliq dhe siç na njoftoi kryetari këtu punimet kanë filluar para tri jave dhe duket që kanë ecur shumë mirë, ne jemi shumë të kënaqur me rrjedhën e punimeve dhe po ashtu jemi shumë të kënaqur që kemi mundësi të ndihmojmë Komunën e Obiliqit që më në fund të ketë një objekt modern i cili do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve të Obiliqit, ka thënë ai. Jemi shumë të kënaqur në këtë fazë dhe shpresoj që do të ecin kështu që punimet të finalizohen më shpejtë dhe që objekti të jetë gati, ka shtuar ministri Shala.
Ky projekt është bashkëfinancim i Komunës së Obiliqit dhe MKRS-së dhe kap koston 810 mijë euro.