Hapet Panairi i librit "Prizreni 2019"
PrizrenPostuar: 12:16 / 18.07.2019
Në hapësirat e Kejit pran Urës së Gurit në Prizren të mërkurën është bërë hapja e edicionit të 11-të të Panairit të librit "Prizreni 2019", ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.
Siç thuhet në njoftim, panairi do të jetë i hapur deri të dielën më 21 korrik, tek Sheshi i Lidhjes.
Në këtë edicion të panairit po marrin pjesë 30 shtëpi botuese nga vendet e ndryshme si Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Turqia, Bosnja dhe Sanxhaku. /InfoKomuna/