MAPL financon ndërtimin e shtëpisë së kulturës në Dragash
DragashPostuar: 11:57 / 14.03.2017
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi kanë nënshkruar sot marrëveshje mirëkuptimi për mbështetjen financiare të projektit Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës në Dragash.
Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit u realizua në kuadër të mbështetjes financiare të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për financimin e projekteve kapitale në komunat e Kosovës.
/InfoKomuna/