Mbyllet festivali gjithëkombëtar "Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen"
Ashtu siç u nis ky edicion i festivalit "Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen" më një këngë dedikuar Heroit të Kombit, Gjenaral Luan Haradinaj, e cila u këndua nga këngëtari deçanas Jeton Kuçi, i cili ishte pjesëmarrës i të gjitha aktiviteteve kulturore dhe manifestimeve, dhe bashkë organizator i të gjitha edicioneve të këtij Festivali i cili humbi jetën tragjikisht në natën e tret dhe në mbyllje të këtij festivali kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, ka vendosur që më mirënjohje të veçante të nderojë pas vdekjes bashkëveprimtarin.
Mirënjohjen e pranoi vajza e Ema ani pse vetëm 9-të vjeçare por sjelli emocion para të pranishmëve më fjalën e sajë.
Të pranishmit e këtij festivali i përshëndeti kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, ku ndër të tjera tha se në jemi këtu festojmë bashkë , këndojmë bashkë, ndërtojmë shtetin e ri falë gjakut të derdhur të dëshmorëve të kombit ku sot bashkë nderuam Heroi Gjeneral, Luan Haradinaj në 21-vjetorin e rënies dhe veprimtarin e çështjes Kombëtare Ismail Haradinaj në 9-vjetorin e ndarjes nga jeta. Duke u përkulur për veprat e tyre në na mbetet që amanetin tyre ta jetësojmë.
Ramosaj foli edhe për korifet e folklorit shqiptar Dervish Shaqën e Demush Nezirin nga Lluka e Deçanit ku festivali "Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen" u kushtohet këtyre rapsodëve dhe gjithë rapsodëve tjerë .
Më një fjalë përshëndetëse dhe duke ju uruar suksese pjesëmarrësve të këtij festivali të pranishmëve ju drejtua edhe Kryetari i Unionin Shqiptar Azgan Haklaj.
Për tre net radhë emrat e grupeve dhe rapsodëve që konkurruan në edicionin e 8-të të festivalit "Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen".
Nata e parë: 04.05.2018
Ansambli Autokton Rugova më këngë dhe valle tradicionale .
Hani Elezit- më potpuri, këngësh dhe valle Dardane..
Qendra kulturore "Dardania" Tropojë me kërcim epiko lirik, valle burrash, këngë dhe valle festive djem dhe vajza ...
SH.K.A "Dëshmoret e Kombit" Obiliq me valle dhe këngë ...
Ansambli i Folklorit "Selman Kadria" Istog me valle dhe këngê …
Grupi Polifonik "Gjergj Arjaniti" Mallakaster më këngë.
SH.K.A "Bajram Curri" Krushë e Madhe Rahovec me këngë dhe valle..
Nata e Dytë 05.05.2018
1. Ansambli Tirana më lojën më lodra, valle dhe kënge
2. SH.K.A "Maja e Karajfilit" nga Plava-Gucia
3. Rapsodi- Shaban Shishmoni
4. SH.K.A "Gryka e Kaqanikut"
5. Rapsodët e Kukësit: Haxhi Kovaçi, Agron Cokaj, Kujdesi Muçmata, dhe Hamdi Elezi
6. SH.K.A "Ardhmëria Gjakovë"
7. Rapsodët nga Dranoci i Malishevës Sylë dhe Avdyl Krasniqi
8. SH.K.A "Tingujt e vendlindjes" Stagovë –Kaqanik
9. Mallakastër –Fier :Siguri Rrokaj, Muharrem Ramaj, Fatmir Tahiraj, dhe Aleksander Tota
Nata e tretë 06.05.2018
K.A "Duflla" Raçe – Shkup
Grupi nga Tirana më koreografen-Lindita Kaimi
Rapsodët nga Zarishti –Ramazan Dibra, Muharrem Dibra, dhe Ramazan Laqi
Rapsodët –Jeton Fetiu dhe Kastriot Seferi
Rapsodët –Të bit e Bajram Bajës
Grupi Tirana më Koreograf – Gëzim Kaceli
Grupi koreografik Bashkia Tropojë
SHKA "Jonuz Ramadani" - Smar-Viti
Ansambli "Zëri i Kosovës" - Fushë Kosovë
Ansambli "Drenica" nga Skenderaj
Grupi i Folklorit "Petralba" Bashki Kolos – Mat
Ansambli "Shotë Galica" Drenas
Dhe juria bën punën e tyre duke nxjerrë më të mirët nga të gjitha grupet dhe rapsodët që konkuruan.
Çmimi i I-rë "Dervish Shaqa dhe Demush Neziri" - Krusha e Madhe "Rahovec"
Çmimi i II-të SHKA "Bajram Curri" Skenderaj
Çmimi i III-të Qendra Kulturore Dardani "Tropojë"
Çmimi i Publikut –Polifonia –Mallakastër
Këngëtari më i mirë –Smir –Viti
Rapsodët më të mirë të festivalit –Rapsodët e Kukësit
Formacioni më i mirë i festivali –SHKA –Lendita Kalimi –Tiran
Instrumentali më i mirë –Drenas
Koreografia më e mirë e festivalit vallja ,,Blegtorale’’ –Skender Haklaj
10. Veshja më komplete - Plava dhe Gucia
11. Debitanti më mirë i festivalit -SHKA "OBLIQ"
12. Pika më autentike e festivalit SHKA – Duflla "Raç" –Shkup
13. Shoqëria më e kompletuar e festivalit - Ansambli "Rugova"
14. Veterani i festivalit –Shaban Shishmani
15. Valltari më i mirë –Sebastian Camaj –Tropojë
16. Valltarja më e mirë Arbresha Lleshi-Tiranë
17. Dueti më i mirë –Jeton Fetiu –Kamenicë. /InfoKomuna/