Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e shtëpisë së Kulturës "Ukë Bytyçi"

SuharekëPostuar: 17:25 / 17.10.2017

Kryetari i komunës së Suharekës z. Sali asllanaj sot ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e shtëpisë së kulturës “Ukë Bytyç” me grupin e Operatorëve Ekonomik NNSH A&B CONSTRUCTION & NNT ABC me seli në Suharekë.

“Sot është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës, artistët, Shoqëritë Kulturore-artistike dhe të rinjtë ngase nënshkruam kontratën për ndërtimin e shtëpisë së kulturës “Ukë Bytyçi”, një objekt modern me standarde shumë të larta” tha kryetari Asllanaj pas nënshkrimit të kontratës me grupin e Operatorëve Ekonomik NNSH A&B CONSTRUCTION & NNT ABC me seli në Suharekë.

Tutje z. Asllanaj tha se qeveris komunale në objektivin e vet të punës e ka pasur gjithmonë ofrimin e kushteve për aktivitete kulturore ku të rinjtë mund të shprehin talentin dhe afinitetet nga kjo fushë për çka realizimi i projektit të shtëpisë së kulturës “Ukë Bytyçi” do ti plotësonte kushtet për të sendërtuar të gjitha aktivitete kulturore të komunës sonë.
Ndërtimi i shtëpisë së kulturës është projekt në bashkëfinancim në mes të Komunës së Suharekës dhe Ministrisë për Kulture, Rini dhe Sport.

Ky projekt paraprakisht është miratuar nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport që në fillim të këtij viti, ndërsa pas nënshkrimit të memorandumit në mes të institucioneve në fjalë dhe zhvillimit të procedurave të nevojshme ligjore dhe administrative sot u konkretizua me nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

/InfoKomuna/