Nesër në Klinë mbahet aktiviteti “Ditët e Kulturës Japoneze”

Postuar: 15:45 / 19.01.2018

JICA Alumni Asociacioni i Kosovës, nën mbështetjen e Agjencionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), në bashkëpunim me Komunën e Klinës organizojnë manifestimin kulturor, “ Ditët e Kulturës Japoneze”.

Manifestimi do të mbahet të shtunën, në sallën e Qendrës së Kulturës “Jehona eDukagjinit” në Klinë, duke filluar nga ora 11:00. Ky aktivitet zhvillohet çdo vit, ndërsa sivjet nikoqire është Klina, transmeton InfoKomuna.

Ndër të tjera në këtë manifestim do të ketë fjalë rasti nga kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, përfaqësues të Organizatës JAAK e tjera.

Po ashtu do ketë edhe një program artistik, me pika muzikore dhe valle nga nxënës të Klinës, njëherësh dotë shtrohet edhe sofra me ushqime tradicionale japoneze, demonstrim tësportit-karate dhe aktivitete tjera.

Përmes monitorit, të pranishmit, do të kenë mundësi të dëgjojnë edhe mesazhin e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Japoni, Leon Malazogu.

Ky aktiviteto rganizohet nën moton “ Për një të nesërme më të mirë për të gjithë”,dhe synon thellimin e bashkëpunimit në mes Komunës së Klinës dhe popullit japonez.

Qeveria e Japonisë, vitin e kaluar ka ndihmuar QKMF-në “ Nënë Tereza” në Klinë me pajisje mjekësore dhe autoambulancë. /InfoKomuna/