Nisin punimet për funksionalizimin e sallës së brendshme të Lumëbardhit
PrizrenPostuar: 12:04 / 21.06.2017
Drejtuesit e fondacionit Lumbardhi në Prizren, të martën kanë njoftuar se kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me degën në Kosovë të organizatës suedeze Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), për funksionalizimin e pjesshëm të sallës së mbyllur të Kino Lumëbardhit dhe përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme të këtij objekti kulturor.
Kësisoj pritet që kjo hapësirë kulturore të vihet në shërbim të përditshëm të artistëve dhe të publikut, shkruan sot Koha Ditore.
Ares Shporta nga fondacioni Lumëbardhi ka bërë të ditur se punimet në sallën e brendshme të kinemasë kanë nisur javën e kaluar dhe se pritet që ato të përmbyllen gjatë muajit të ardhshëm.