Përfundon edicioni i 15-të festës së rrushit HardhFest 2016
Me aktivitetin artistik nga kolonia e artistëve, Art Sympozium, u mbyll edicioni i 15-të jubilar i festës së rrushit, HardhFest 2016.
Në Hardh Galery, pjesëmarrës ishin kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe stër-mbesa e Skënderbeut, Sofie Kastrioti, të pranishëm ishin edhe artistët ndërkombëtar.
Kryetari u Komunës së Rahovecit, z.Idriz Vehapi ne fjalën e mbajtur në Hardh Galery inkurajoi artistët që të vazhdojnë me punën e tyre dhe të begatojnë këtë sferë, teksa ri konfirmoi mbështetjen e pa-kursyer për organizimin e HardhFest.
Fehmi Hoxha drejtor i Urbanizmit , Planifilimit dhe Mbrojtje te Mjedisit në Komunën e Rahovecit dhe udhëheqës i kolonisë së artistëve shprehu mirënjohjen për realizimin e suksesshëm të aktivitetit dhe të HardhFest, ku edhe falënderoi artistët nga mbarë bota që morën pjesë në HardhFest duke i inkurajuar që ata sërish të jenë pjesë e festivalit.
Ekspozitën e hapi dhe njëkohësisht e mbylli festivalin HardhFest, kryesuesi i Këshillit të HardhFest, Emrullah Spahiu, i cili falënderoi artistët për kontributin në HardhFest, duke thënë se arti gjithmonë do të cilësohet vlerë nga HardhFest. Ai falënderoi kryetarin Vehapi për përkrahjen e festivalit, duke ftuar të gjithë në HardhFest 2017, puna për të cilin do të nisë menjëherë!
Në edicioni 15-të i festes së rrushit HardhFest 2016 u shënua nen moton PerKokerrtQefit, në kuadër të aktiviteteve kulturore dhe artistike pjesëmarrës ishin grupi muzikor Elita 5 , Troja dhe shume artist si nga Kosova , Shqipëria dhe e gjithë Bota.