Turistët nga Zvicra vizitojnë Kalanë e Harilaçit
Fushë KosovëPostuar: 12:00 / 04.04.2017
Një grup turistësh nga Zvicra i përbërë nga profesorë, biznesmenë dhe studentë, vizituan Kalanë e Harilaçit.
Përreth dy orë qëndrimi në kala ata u informuan për lashtësinë, rëndësinë dhe karakteristikat e gjetjet e shumta në këtë kala.
Nga Ali Topalli vizitorët u informuan edhe për zbulimin dhe restaurimin e kalasë, sidomos nga viti 2005 kur kanë filluar punimet e deri në vitin që sapo lamë pas.
Duhet përmendur se edhe gjatë këtij viti pritet që të vazhdojnë punimet dhe dalëngadalë kjo kala po merr formën e dëshiruar.
/InfoKomuna/