Vitia fituese e dy çmimeve në Festivalin "Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen"
VitiPostuar: 15:53 / 08.05.2019
Qendra Kulturore Artistike “Anamorava” e Vitisë, ka qenë pjesëmarrëse në Festivalin “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” që u mbajt në Deçan, ku edhe morri dy çmime.
Solistja Merita Sahiti Selishta, zuri vendin e parë, ndërsa “Vallja e Karadakut” u cilësua nga juria si vallja më autoktone.
Drejtuesit e QKA “Anamorava”, falënderuan Drejtorinë E Kulturës Rinisë dhe Sportit, përkatësisht drejtorin Milot Lala për mbështetje, ndërkaq vallja e cila edhe morri çmimin, iu dedikua të ndjerit-valltarit anamoravas, prof. Abdyl Ramës.