"Zëri i Kosovës" i sukseshëm në Festivali Mbarëkombëtar "Këngë Jeho 2017"

Fushë KosovëPostuar: 10:25 / 12.07.2017

Festivali Mbarëkombëtar i 21-të me radhë “Këngë Jeho 2017” mbajtur në Strugë, përfundoi me ndarjen e mirënjohjeve dhe vlerësime nga etnomuzikologë, artistë e koreografë nga trevat gjithë- shqiptare.

Në mesin e 12 grupeve dhe ansambleve nga të gjitha trevat shqiptare, Ansambli “Zëri i Kosovës” ishte ndër ansamblet që la mbrapa të tjerët si me lojën ashtu edhe me koloritin e veshjeve që u paraqitën në skenë.

Ansambli “Zëri i Kosovës” u mirëprit dhe u duartrokit gjatë nga të pranishmit dhe mysafirë e turist të shumtë.

Koreografia e Dilaver Kryeziut solli para të pranishmëve vallet “Kolazhi” dhe “Vallja e Babës” që i dhanë një shkëlqim skenës së Strugës.

Edhe kësaj radhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sport ishte afër këtij ansambli duke i mundësuar pjesëmarrje në këtë ngjarje kulturore.
/InfoKomuna/