Zona e Karadakut është shumë e pasur me valle dhe muzikë

GjilanPostuar: 09:22 / 27.06.2017

Në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), është diskutuar për vallet e Karadakut dhe muzikën e tyre.

Etnokorologu Dilaver Kryeziu, tha se Kosova është mjaft e pasur me lloje të valle. “Zona e Karadakut dallon nga ana e tjetër e Kosovës. Dallon me zonat e tjera. Është një zonë e madhe nga Gjilani deri në Kumanovë e Preshevë”, tha ai.

Sipas tij ka fshatra që janë burime të pashtershme. “Pra Kosova është shuam e pasur me valle”, tha ai. Sipas tij do të jenë disa faza. “E para do të bëhet me identifikimin e atyre që do të jen pjesë në këtë projekt. Në fazën e dytë do të inxhizohen vallet”, tha Kryeziu.

Ai tha se nuk pret që të ketë ngecje në këtë projekt, pasi që janë njerëzit janë gjallë. “Gjilani është mjaft i pasur, por do të kalojmë edhe në komunat e tjera”, tha Kryeziu.

Kryeziu tha se koncerte me muzikë e valle burimore, po mbahen në Kaçanik, Viti e Gjilan dhe kjo tregon kulturën në këtë zonë.

Kurse Artan Hoxha,drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan, deklaroi se projekti po ecën mirë dhe për këtë janë mbështetur nga MKRS-ja. “Do të realizojmë vallet që do të dokumentohen”, tha Hoxha.


Ai tha se nuk është duke munguar përkrahja nga e institucioneve të Kosovës.