168 nxënës në Gjilan i nënshtrohen fazës së parë të testit PISA

GjilanPostuar: 15:32 / 20.04.2018

Ka nisur të enjten faza e parë e testit PISA 2018, ku 168 nënës të tetë shkollave të Gjilanit do të provojnë dijen e tyre.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka vizituar drejtuesit e shkollave parapakisht, është shprehur i bindur që sivjet do të nxënësit do të dalin shumë më mirë në këtë test, falë punës dhe angazhimit të madh të komunës dhe drejtorëve të shkollave.

“Unë besoj shumë që nxënësit e Gjilanit, në fazën e parë dhe në të dytën do të dëshmojnë arritjen e mësimnxënies. Kjo është pasqyrë edhe e punës së komunës dhe drejtorëve të shkollave. Arsimi vazhdon të mbetet prioriteti kryesor i qeverisjes. Iu uroj suksese nxënësve duke shpresuar në rezultat të mirë”, tha Haziri.

U.d e drejtoreshës për arsim, Majlinda Marku Hoxha, ka njoftuar se ka më shumë se tre muaj që DKA është duke u përgatitur për këtë test të rëndësishëm.

“Ka 3 muaj që DKA, në bashkëpunim me drejtorët e shkollave dhe koordinatorët, i kanë përgatitur nxënësit në fushat e caktuara në mënyrë që të dalim sa më mirë në këtë test. Besojmë që në këtë vit nxënësit tanë do të dalin me rezultat shumë më të mirë se në vitin 2015. E falënderoj kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe në vazhdimësi për arsimin”, tha Marku Hoxha.

Ndërkohë, faza e dytë e testit PISA do të mbahet më 23 prill, të cilit i nënshtrohen 252 nxënës të gjashtë shkollave të Gjilanit. 

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...