25 shtëpi pritet të ndërtohen në Vushtrri për familjet në nevojë

VushtrriPostuar: 13:20 / 01.02.2019

Shoqata Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” njofton se do ndërtohen 25 shtëpi për familjen në nevojë në Komunën e Vushtrrisë.

Shoqata dhe kryetari i Komunës, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, për ndërtimin e 22 shtëpive ku për secilën shtëpi Komuna do të participojë me shumën prej 5 mijë euro.
Dy shtëpi do të jenë shtesë nga donatorët e Shoqatës, ndërsa kësaj bamirësie i është bashkangjitur edhe Firma FITIMI me pronar Halil Jonuzi nga Vushtrria i cili do e ndërtojë një shtëpi komplet me financat e tij. Pra, gjithsej 25 shtëpi.

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.