30 familje skamnore të Gjilanit përfitojnë ndihma ushqimore nga komuniteti gjerman

GjilanPostuar: 16:02 / 09.11.2017

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesin e komunitetit gjerman, përkatësisht priftin e kishës katolike, Erich Steigner, i cili ka sjellur ndihma ushqimore për 30 familje skamnore të Komunës së Gjilanit, fonde të cilat janë grumbulluar nga populli gjerman në vlerë prej 55 euro për secilën familje.

Kryetari Haziri, ka falënderuar Steigner dhe gjithë popullin gjerman për angazhimin dhe kontributin e tyre për përcaktimin që mjetet buxhetore të vijnë në Gjilan dhe pikërisht tek familjet me gjendje më të rëndë ekonomike dhe sociale.

“Jemi falënderues për përcaktimin që të ndihmohen familje me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale. Pa mbështetjen tuaj të vazhdueshme është vështirë ta përballojmë këtë gjendje. Mjetet që ju keni siguruar do të shkojnë në vendin e duhur dhe me prezencën tuaj njëkohësisht tek të gjitha familjet që do të përfitojnë. Përcaktimi juaj që ta ndihmoni Kosovën dhe Gjilanin që nga paslufta është për t’u përshëndetur dhe për të qenë mirënjohës të vazhdueshëm, sepse këto familje përpos angazhimit të Komunës së Gjilanit, marrin mbështetje edhe nga shumë njerëz të vullnetit të mirë vendor dhe ndërkombëtar për çka ne jemi gjithmonë falënderues”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kurse nga ana e tij në emër të të gjithë kontribuesve të popullit gjerman, Erich Steigner, që është prift nga kisha katolike, ka konfirmuar edhe njëherë që ky aksion nuk do të ndalet asnjëherë, por do të shënoj rritje të vazhdueshme derisa të ketë kontribues për këtë qështje humanitare.

“Jemi të vendosur ta vazhdojmë këtë aksion edhe në të ardhmen. Që nga viti ’99 jemi duke shpërndarë ndihma në gjithë Kosovën. Gjithashtu, me ndihma të formave të ndryshme e kemi ndihmuar edhe Gjilanin vazhdimisht. Bashkëpunimi me Komunan e Gjilanit është jashtëzakonisht i mirë dhe shumë i kënaqur, gjithashtu edhe bashkëpunimi me Kryqin e Kuq, institucione me të cilat jemi në kontakt të vazhdueshëm për kushte më të mira për familjet në nevojë”, ka thënë mes tjerash ai.

Ndryshe gjatë kësaj jave do të bëhet shpërndarja e ndihmave ushqimore për 30 familje skamnore, për ta zbutur sadopak varfërinë e tyre.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...