5 milionë euro investime nisin këtë vit në Deçan
Gjatë muajve Mars – Shtator 2018, përmes Zyrës së Prokurimit, janë paraparë të nisin procedurat e prokurimit për 21 projekte në Komunën e Deçanit, raporton Top Iliria Radio.
Këto projekte kapin shumën e 4 milion e 912 mijë e 573 euro. Lajmi është konfirmuar edhe nga Kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj.
Këto janë 21 projektet konkrete që nisin procedurat gjatë muajve të ngrohte? Nje listë e tyre tashmë është hartuar dhe përfshin:
1. Investimi i rrugëve Luan Haradinaj dhe Dëshmorët e Kombi – Ura e Demës, 1 milion euro.
2. 43 kilometra shtrim i rrugëve nëpër fshatra. 700 mijē euro.
3. Ndërtimi i shtratit të lumit Lumbardh.
4. Hapja dhe ndërtimi i rrugëve të reja në qytet.
5. Zgjerimi i kanalizimit të ujërave të zeza në qytet.
6. Zgjerimi i kanalizimit në fshatrat Strellc, Isniq, Lëbushë, Dubovik dhe Prapaqan.
7. Ndërtimi i rrugës tranzite.
8. Ndërtimi i objektit memorial në varrezat e qytetit.
9. Ndërtimi i ujësjellësit në fshatrat Ratish, Maznik, Vranoc i vogël.
10. Ndërtimi i Kompleksit Memorial për Dëshmorët e Kombit në Komunën e Deçanit.
11. Mirëmbajtja e rrugëve të Bjeshkëve.
12. Ndërtimi/rregullimi i varrezave të dëshmorëve.
13. Ndërtimi i kanaleve të ujitjes.
14. Rregullimi i lumenjve – Penda e ujit në Vranoc të Vogël.
15. Rregullimi i QMKF-së Adem Ukëhaxhaj.
16. Rregullimi i QMF-ve dhe AMF-ve.
17. Rregullimi i bibliotekës së qytetit.
18. Renovimi i shkollave në komunë.
19. Renovimi i terreneve sportive.
21. Mirëmbajtja e objektit të shërbimeve sociale.