52 borxhlinj të tatimit në pronë në Gjilan kërcënohen me përmbarues privatë

GjilanPostuar: 11:00 / 02.10.2018

Drejtori i Buxhetit dhe Financave i Gjilanit, Zijadin Maliqi, u ka apeluar qytetarëve që të bëjnë pagesat e faturave të tatimit në pronë.

Ndryshe ata mund të përballen me përmbarues privatë, gjë që është një rrugë e mundimshme.

“Prej sot ka hyrë në fuqi Ligji i ri për tatimin në pronë, numër 06/L-005/2018, që parashihen ndryshime për arkëtimin e borxheve. Njëra prej formave është edhe arkëtimi me përmbarues privatë. Ne kemi filluar me këtë formë, konkretisht kemi lëshuar vërejtjet e fundit për 52 borxhlinj (biznese kryesisht) që janë në vlerë të borxhit prej mbi 5 mijë eurosh dhe u kemi dhënë afatin prej 15- ditësh për pagesën e obligimeve, para se të fillojë punën përmbaruesi".

"Vetëm këta 52 obligues kanë borxhin prej mbi një milion e 100 mijë eurosh. Në fazën e dytë do të fillojmë me obliguesit prej vlerës një mijë euro deri në pesë mijë euro, e kështu me radhë. Vlera e borxheve ndaj Komunës së Gjilanit vetëm në Sektorin e tatimit në pronë është mbi 7 milionë euro”, ka thënë Maliqi. 

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.