Abdixhiku: Shkëlqimi i gatshëm dhe i përgatitur për qeverisje lokale
KaçanikPostuar: 14:51 / 22.09.2021
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë takimit me qytetarë në Komunën e Kaçanikut, ka thënë se kandidati për kryetar, Shkëlqim Jakupi, do t'ia kthejë shkëlqimin Kaçanikut.
Ai ka theksuar se kandidati Shkëlqim Jakupi është kandidati më i duhuri dhe i përgatitur për qeverisje lokale.
"Shkëlqim Jakupi për të gjithë, është i gatshëm, e i përgatitur për qeverisje lokale. Ai do t'ia kthej shkëlqimin Kaçanikut", ka thënë Abdixhiku.
Ndërsa, për Bedri Zeqirin kanddat në komunën e Shtimes ai ka theksuar se "Bedri Zeqiri kandidon për ta mbrojtur Komunën e tij nga keqmenaxhimi me një ekip të përgatitur dhe të shkëlqyeshëm që e ka krijuar në Shtime".