Afro 50 semaforë të dëmtuar nga moskujdesi në trafik

PrishtinëPostuar: 10:03 / 23.01.2018

Komuna e Prishtinës është dashur të intervenonte në së paku 50 raste të dëmtimeve të semaforëve, të vendosur nëpër udhëkryqet e qytetit, të cilët janë dëmtuar gjatë vitit 2017 si pasojë e kundërvajtjeve në trafik.

Zyrtarë të Komunës kanë bërë të ditur se semaforët dëmtohen në mënyra të ndryshme, si nga aksidentet po ashtu edhe nga persona të pandërgjegjshëm, gjë e cila pastaj shkakton probleme të tjera në mbarëvajtjen e trafikut.

Prandaj Komuna është detyruar që edhe të kontraktojë kompani për mirëmbajtje të rregullt të semaforëve, për shkak se pasojat e prishjes së tyre janë të paparashikueshme, transmeton koha.net.

Habib Qorri, zyrtar në Drejtorinë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Prishtinës, ka thënë se Komuna ka kontratë të rregullt për mirëmbajtje të semaforëve në qytet për intervenime, varësisht nga nevoja që paraqitet, pas rasteve të prishjeve që ndodhin.