Ahmeti dhe shefja e UNICEF-it vizitojnë çerdhen “Shkronjat”

PrishtinëPostuar: 10:09 / 17.05.2018

Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me drejtoreshën rajonale të UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore, Afshan Khan, vizituan çerdhen “Shkronjat” në lagjen Arbëria, çerdhe kjo me bazë në komunitet.

Menaxhimi i çerdhes nga prindërit dhe komuna, ku komuna subvencionon për fëmijët që janë nga familjet me të ardhura më të ulëta, është formulë e veçantë në të cilën UNICEF është i gatshëm të ndihmojë tutje.

Si Komunë e Prishtinë, falënderojmë UNICEF-in për ndihmën e dhënë në rregullimin e këndeve të leximit nëpër çerdhet me bazë në komunitet, dhe do të punojmë tutje së bashku për ngritjen e kapacitetet të edukatoreve që punojnë nëpër këto çerdhe./InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...