Ahmeti përgëzon alpinisten Mula në promovimin e vrapimit malor

PrishtinëPostuar: 15:00 / 17.01.2018

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, takoi sot përfaqësuesit e Kosova Trail Running Assosiation, me në krye alpinisten e mirënjohur Arineta Mula.

Kryetari Ahmeti i përgëzoi për punën e palodhshme që po bëjnë në promovimin e vrapimit malor, përkrahjen e klubeve të ndryshme në këtë drejtim, si dhe organizimin e shumë garave kombëtare dhe ndërkombëtare, transmeton InfoKomuna.

Së fundmi, Arineta bashkë me kolegët e saj janë duke e organizuar edhe vrapimin “Shtegu i Shpresës” (Trail of Hope).

Ky vrapim do të nisë me 3 mars në Prekaz, dhe do të përfundojë më 4 mars në Koshare, në shënim të 20-vjetorit të fillimit të luftës çlirimtare në Kosovë.

Përfaqësuesit e kësaj organizate falënderuan kryetarin Ahmeti për mbështetjen, përderisa ky i fundit i uroi për suksese të mëtutjeshme në angazhimin e tyre./InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.