Aksident me të lënduar në Pejë, kamioni godet veturën

PejëPostuar: 15:35 / 28.03.2018

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në Pejë.

Sipas një lexuesi të Indeksonline, aksidenti ka ndodhur afër qendrës tregtare ETC. Në aksident është përfshirë një kamion dhe një veturë e tipit Passat.

Raportohet për të lënduar, derisa ekipet policore kanë arritur në vendin e aksidentit. /Indeksonline/