Ambientalistët pejanë alarmojnë për cilësinë e ajrit

PejëPostuar: 12:31 / 18.09.2017

Mungesa e zbatimit të Planit Lokal të Veprimit në Mjedis 2009 – 2015 në Komunën e Pejës ka lënë anash edhe monitorimin apo kontrollimin e rregullt të cilësisë së ajrit në qytetin e Pejës nga vetë komuna.

Ndotja e ajrit me gazra të dëmshme dhe aromatike, sidomos prej automjeteve të shumta që janë në këtë qytet, është evidente, shkruan sot “Koha Ditore”.

Se çfarë cilësie ka ajri i qytetit të Pejës nuk e dinë jo vetëm qytetarët e saj, por as vetë komuna. Skënder Shala, drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, thotë së nuk ka njohuri për cilësinë e ajrit.

Nga matjet e bëra deri me tani është konstatuar se cilësia e ajrit në Pejë është e mirë dhe deri me tani nuk ka pasur tejkalime”, thotë Bajram Kadriu, zyrtar i lartë për komunikim me publikun dhe ndërgjegjësim mjedisor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Mirëpo, këto matje kontestohen nga aktivistët dhe shoqatat mjedisore në Pejë, për shkak se sipas tyre matësi është larg qytetit, në vendin ku frekuentimi i automjeteve është fare e vogël.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...